Lëmsh

E tallnin për peshën trupore, 27-vjeçarja humbet 76 kilogramë

E tallnin për peshën trupore, 27-vjeçarja humbet 76 kilogramë

Një grua australiane ka treguar se ka humbur 76 kilogramë dhe ka përftuar një pamje krejtësisht të re. Para pak kohësh Alida Elizabeth Dreyer, peshonte jo pak por 145 kilogramë, edhe pse është vetëm 27-vjeçe.

Pesha e tepërt, i paraqiste probleme me shtatzëninë, e për këtë shkak Alida ndoqi një dietë strikte dhe aplikoi orë të tepërta në palestër. Gjithashtu, 27-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrje për rikuperimin e lëkurës, e cila u rrudhos në momentin që ajo u dobësua. Ndër të tjera ajo shtoi se gjatë viteve të shkollës bashkëmoshatarët e kanë pas tallur, duke qenë se ajo ishte vajza me përmasa më të mëdha në klasë.