Lëmsh

Miliarderi përdori brekët e grave si maskë për COVID-19, arrestohet

Miliarderi përdori brekët e grave si maskë për COVID-19, arrestohet

Me përhapjen e pandemisë shumica e njerëzve janë të detyruar të mbajnë një maskë mbrojtëse pasi dalin nga shtëpia, sidomos kur jetojnë në vende të populluara.

Por një rast i veçantë që ka çuditur edhe policët është ai i miliarderit John McAfee, i cili ka përfunduar në prangat e policisë norvegjeze. Miliarderi ka zgjedhur një maskë ndryshe nga ato të zakonshmet që jemi mësuar të shohim çdo ditë tek njerëzit. Në vend të maskave të certifikuara, ai doli në rrugë me një palë të brendshme grash, transmeton K.J. raportimin e mediave.