Lëmsh

Maçoku vjedh këpucët e fqinjëve, pronari hap grup në Facebook për t’ua kthyer

Gjuetia, bezdisja e qenit dhe nga të gjitha karrierat që mund të zgjidhte, ky maçok ka zgjedhur t’ia përkushtojë jetën vjedhjes. Megjithatë, pronari duket se ka gjetur një zgjidhje për “krimin” e maçokut.

Në fillim të muajit, BJ Ross nga Altoona, Pensilvani, krijoi një grup në Facebook për të adresuar zakonet e pista të maçokut të tij, Jordan: vjedhja e këpucëve të fqinjëve. Maçoku bardh e zi, vazhdimisht gjatë natës kthehet në shtëpi me plaçka në gojë, shkruan Bored Panda.