Lëmsh

Një burrë nga Vietnami nuk i ka prerë flokët qe 80 vjet

 

Përderisa izolimi për shkak të koronavirusit bëri që shumë burra në botë t’i rrisin flokët më shumë se zakonisht, asnjëri nga ta nuk mund të krahasohet me Nguyen Van Chien nga Vietnami, që ka kaluar gati 80 vjet pa i prerë flokët.

92-vjeçari nga rajoni Mekond është krenar për flokët e tij dhe e mban besimin e tij, se njeriu nuk duhet të ndërrojë asgjë, por të qëndrojë si ka lindur, raporton Reuters të mërkurën.