Surfistja e parë profesionale e Senegalit këshillon të tjerat ta ndjekin rrugën e saj
Duke u rritur në kryeqytetin bregdetar, Dakar, Khadjou Sambe nuk kishte parë asnjëherë ndonjë grua “me ngjyrë” të rrëshqiste në dallgët e Atlantikut. Si gruaja e parë surfiste, Sambe po inspiron gjeneratën e re që t’i kundërshtojnë normat kulturore dhe të rrëshqasin nëpër dallgë.
“Kur jam në ujë ndiej diçka të veçantë”, thotë Sambe, që pati veshur një bluzë të projektit “Vajzat me ngjyrë surfojnë”, i cili i ndihmon vajzat dhe gratë “me ngjyrë” në gjithë botën, të merren me surf.
Sambe i përket grupi etnik Lebou, që tradicionalisht jeton rreth detit, por si adoleshente, prindërit e saj nuk e lejuan atë të surfojë për dy vite e gjysmë, duke thënë se po e turpëronte familjen.
“Vendosshmëria ime ishte e madhe dhe i bëri ata që ta ndërrojnë mendjen”, thotë ajo.
Sambe tani i trajnon vajzat e këtij vendi, duke i shtyrë ato ta zhvillojnë fuqinë fizike e mendore, që të lëvizin nëpër dallgë dhe ta thyejnë mendimin në shoqëri, që pritet nga ato të qëndrojnë në shtëpi, gatuajnë, pastrojnë e të martohen të reja.
“Gjithmonë i këshilloj ato që t’i mbyllin veshët e të mos i dëgjojnë çfarë thonë të tjerët”, tha ajo.