Lëmsh

4-vjeçarja rrëmbehet në një pikë karburanti në Ukrainë ndërsa nëna e saj paguante

 

Kamerat e sigurisë në një pikë karburanti në Boryspil të Ukrainës kanë filmuar momentin që të lë pa frymë, teksa një vajzë 4-vjeçare rrëmbehet ndërsa nëna e saj po paguante brenda në dyqan.

Në pamje shihet qartë një djali i ri i veshur me të zeza ndërsa gënjen 4-vjeçaren, Elizaveta Kolisnichenko, dhe e fut më pas në makinën e tij.