Lëmsh

Kurora plastike e reperit Biggie shitet për 595 000 dollarë

Kurora plastike e reperit Biggie shitet për 595 000 dollarë

Nju Jork, 17 shtator – Një kurorë plastike e blerë për gjashtë dollarë dhe e përdorur gjatë një fotoseksioni nga reperi njujorkez Notorious B.I.G. u shit në shtëpinë e ankandit “Sotheby’s” për 594 750 dollarë.

Objekti kishte mbetur në zotërim të Barron Claiborne, fotografit të këtij xhirimi historik për revistën “Rap Pages”, i cili u zhvillua në Manhattan më 6 Mars 1997, tri ditë para vdekjes së Biggie-t, i vrarë në Los Anxhelos.