Lëmsh

Shpallen fituesit e rekordeve botërore Guinness

Shpallen fituesit e rekordeve botërore Guinness

Frank Hachem nga Hampshire, Mbretëria e Bashkuar është një nga mbajtësit e rekordeve “Guinness” të këtij viti. 136,2 cm i gjatë, ai është një nga shoferët e autobusëve më të shkurtër në botë. Por ky fakt nuk e pengon aspak në punën e përditshme. Hachem thotë se nuk ka nevojë për modifikime të veçanta në autobusin e tij, thjesht rregullon sediljen e timonin dhe niset….

Po nga Hampshire është edhe motoristi profesionist, Marco George i cili mund të bëjë akrobacira duke qendruar vertikal mbi motorin e tij që ecën me shpejtësi 122.59 km / orë. Ai mban titullin e motoçliklistit më të shpejtë ndërsa qëndron mbi të pa duar.