Lëmsh

Eksperimenti “metamorfoza e krimbit të mëndafshit” mund të kthehet në punë sezonale

Eksperimenti “metamorfoza e krimbit të mëndafshit” mund të kthehet në punë sezonale

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Fushë-Arrëz, edhe pse pandemia ia kufizon punën rretheve, ajo vazhdon veprimtarinë në grupe të vogla. Rrethi i artit ( orkestra e çiftelisë) me drejtues Pjetër Nimanin; i këngës e i valleve me drejtues Ylber Islami, Merita Gjinaj dhe Seferin Delia, si edhe rrethi i sportit me drejtues Mark Toplanën, kanë vazhduar përgatitjen e talenteve të reja. Sidomos rrethi i shkencës me drejtuese Rina Simoni dhe Valbona Leka është model se si mund të bëhen punë të mira edhe në kushte të vështira.

Rina, me grupin e saj të sektorit të shkencës, ka realizuar me sukses eksperimentin “Metamorfoza e rritjes së larvës së krimbit të mëndafshit”. Në prill të këtij viti ajo mori një kuti me larva mikroskopike nga Universiteti Bujqësor Tiranë dhe i vendosi në një dhomë në kushte që të realizohej eksperimenti, si temperatura, oksigjenimi, lagështia, ndriçimi dhe ushtrimi.