Lëmsh

Mike Tyson sivjet do të votojë për herë të parë

Mike Tyson sivjet do të votojë për herë të parë

Nju Jork, 24 shtator – Boksieri i famshëm, Mike Tyson tha dje se planifikon të votojë për herë të parë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Këto zgjedhje do të jenë votimi im i parë. Unë kurrë nuk kam menduar se mund ta bëj, për shkak të krimit tim të rëndë. Jam krenar që më në fund votoj”, shkroi ai në Twitter.