Lëmsh

Kapet mat kryebashkiaku gjerman duke fotografuar një grua poshtë fustanit

Kapet mat kryebashkiaku gjerman duke fotografuar një grua poshtë fustanit

Fenomeni i fotografimit apo filmimit të vajzave, grave pa pëlqimin e tyre poshtë veshjeve, duket se ka vënë në lëvizje autoritetet gjermane, të cilat e kanë vlerësuar si një shkelje të turpshme të privatësisë por edhe si ngacmim seksual.

Për këtë arsye Asambleja Federale dhe ajo e shtetit kanë miratuar një draft, i cili do t'i dënojë këto veprime jo vetëm me gjobë por edhe me heqje të lirisë së personave, dënim që shkon në 2 vjet burg. Por ligji nuk ndalet me kaq, do të tregohet i ashpër edhe me ata që fotografojnë dhe më pas i postojnë në rrjetet sociale, fotot e viktimave apo të të lënduarve gjatë aksidenteve.