Lëmsh

Në Rumani një fshat zgjedh për kryetar personin që vdiq nga COVID-19

Në Rumani një fshat zgjedh për kryetar personin që vdiq nga COVID-19

Pasi ia dhanë fitoren Ion Alimanit në zgjedhjet për kryetar fshati, banorët e fshatit të vogël në jug të Rumanisë shkuan në varrin e tij për të ndezur qirinjtë, raporton agjencia AP.

Aliman është rizgjedhur kryetar për mandatin e tretë në fshatin Deveselu, ndonëse vdiq si pasojë e komplikimeve nga COVID-19 vetëm dhjetë ditë para zgjedhjeve komunale në Rumani.