Lëmsh

Një burrë vandalizoi varrezat me shpresën se do të “ringjallte” gjyshen

Një burrë vandalizoi varrezat me shpresën se do të “ringjallte” gjyshen

Në qytetin e Knoxville, Tenesi, një burrë u arrestua për dëmtimin e një varreze, ndërsa ‘po përpiqej të ringjallte të vdekurit’, raportojnë mediat amerikane.

Sekuenca e pazakontë e ngjarjes filloi kur autoritetet në Knoxville iu përgjigjën raporteve për vandalizëm në një varrezë në rrugën Huckleberry Springs të hënën e kaluar, rreth orës 15:30.