Lëmsh

Legjenda e zogjve të Kullës së Londrës, që mbrojnë Britaninë

Legjenda e zogjve të Kullës së Londrës, që mbrojnë Britaninë

Këta zogj që shihni në pamje e kanë ndërtuar folenë e tyre në Kullën e Londrës dhe madje kanë një kujdestar që i mbikëqyrë. Ata njihen ndryshe si korbat e kurorës, dhe konsiderohen si zogjtë mbrojtës të Britanisë.

Sipas një legjende të rrënjosur fort në imagjinatën kolektive britanike, nëse të gjithë korbat do të largoheshin nga kulla, Mbretëria do të rrëzohej dhe vendi do të zhytej në kaos. Për të shmangur këtë tragjedi, korbat mbikëqyren nga një kujdestar i posaçëm, dhe ai është Chris Skaife, transmeton OraNews.