Lëmsh

Tre astronautë zbarkojnë në Tokë pas gjashtë muajsh në ISS

Tre astronautë zbarkojnë në Tokë pas gjashtë muajsh në ISS

Nju Jork, 22 tetor – Kozmonautët rusë, Anatoly Ivanishin dhe Ivan Vagner dhe ai amerikan Chris Cassidy zbarkuan në Tokë, pasi kaluan gjashtë muaj në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), deklaroi NASA.

”Tre astronautët u ulën nga anija kozmike ‘Soyuz MS-16’ të enjten, në një qytet të largët të Kazakistanit’’, deklaroi NASA në një postin në Twitter.