Lëmsh

Fituan Guinessin si çifti më i moshuar në botë, burri vdes në moshën 110-vjeçare

Fituan Guinessin si çifti më i moshuar në botë, burri vdes në moshën 110-vjeçare
Foto: Newsflash

Burri i cili ishte pjesë e çiftit më të vjetër të martuar ka vdekur në moshën 110-vjeçare, duke lënë vetëm gruan e tij 104-vjeçare. Ata janë martuar së bashku në vitin 1941, transmeton Shqip.

Julio Cesar Mora Tapia vdiq në shtëpinë e tij në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, në orën 11 të darkës më 22 tetor.