Lëmsh

Godina 5-katëshe zhvendoset pa u shembur asnjë tullë

 

Një godinë 5-katëshe në Shangai, me peshë 7600 tonë, u ngrit nga toka dhe u spostua në një vend të ri, duke përdorur teknologjinë e “makinës që ecën”.

Projekti i zhvendosjes së shkollës për 60 metra, të ndërtuar në vitin 1935, zgjati 18 ditë, transmeton Shqip. Spostimi u bë për shkak të ndërtimit të një qendre tregtare në vendin ku ndodhej më parë shkolla.