Lëmsh

Treni, që mund të arrijë shpejtësi 965 km/h, e kryen udhëtimin e parë me pasagjerë

 

Virgin Hyperloop, treni që mund të arrijë një shpejtësi deri në 965 km/h, kreu testimin e parë me pasagjerë, të dielën, në Las Vegas, por megjithatë, do të duhen vite para se treni të nisë të përdoret gjerësisht në publik.

Sistemi i quajtur “hyperloop” bën të mundur që njerëzit të udhëtojnë me një tren të futur në një tub me vakum, çka e mundëson të arrijë shpejtësinë e lartë, që shkurton ndjeshëm distancat mes qyteteve dhe shteteve.