Lëmsh

U krijua për të qenë Las Vegasi i Italisë, sot është një gërmadhë

 

Në ditët e sotme është një prej qyteteve fantazmë më të mëdhenj në botë. Në pikun e tij, qyteti i ndërtuar në Alpe, 80 minuta në veri të Milanos, tërhiqte turistë dhe vizitorë të shumtë, me arkitekturën e veçantë, dyqanet, kazinotë, restorantet dhe një hotel madhështor me sallë balloje.

Madje kishte edhe një kështjellë të rreme. Por sot, “Citta dei Balocchi” – Qyteti i lodrave, është në fakt një grumbull gërmadhash të lëna në mëshirë të fatit.