Lëmsh

Kievi regjistron vjeshtën më të nxehtë në 140 vite

Kievi regjistron vjeshtën më të nxehtë në 140 vite
 

Kiev, 3 dhjetor – Kryeqyteti ukrainas ka përjetuar këtë vit vjeshtën më të nxehtë në pothuajse 140 vjet me një temperaturë mesatare mbi normën prej 3,6 gradë Celsius, njoftoi sot observatori gjeofizik qendro të Ukrainës.

“Në Kiev, temperatura mesatare këtë vjeshtë ka arritur në 11,6 gradë Celsius, rreth 3,6 gradë Celsius më shumë në raport me normën klimatike”, thekson observatori në faqen e tij të internetit.