Lëmsh

Adolf Hitleri, që nuk ka lidhje me nazizmin, fiton zgjedhjet në Namibi

Adolf Hitleri, që nuk ka lidhje me nazizmin, fiton zgjedhjet në Namibi
 

Një politikan i quajtur Adolf Hitler është bërë fenomeni më i ri në rrjet ditët e fundit pasi ka fituar një mandat në zgjedhjet lokale që u zhvilluan në Namibi.

Adolf Hitler Uunona fitoi me 85% të votave ndaj rivalit të tij në zgjedhje, në shtetin ish koloni të Gjermanisë, ku rrugët, vendet dhe njerëzit kanë ende emra gjermanë.