Lëmsh

Publikohet momenti i shembjes së një prej teleskopëve më të mëdhenj në botë

Publikohet momenti i shembjes së një prej teleskopëve më të mëdhenj në botë
 

Një prej teleskopëve më të mëdhenj në botë është shembur këtë të martë në Puerto Rico. Tani, është publikuar një video që tregon pamje nga afër nga momenti i shembjes.

Observatori në Arecibo, i njohur edhe si Qendra Kombëtare e Astronomisë, është nën pronësi të Fondacionit Kombëtar për Shkencë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka qenë në funksion për 27 vjet, por u mbyll pasi inxhinierët paralajmëruar për përkeqësimin e strukturës së tij më herët gjatë vitit.