Lëmsh

Çifti anglez niset drejt bjeshkës për ta parë lindjen e diellit, por kthehen prapa për shkelje të masave

Foto: North Wales Police
 

Një çift anglez udhëtuan për në Uells për të parë lindjen e diellit në bjeshkën Snowden për Krishtlindje, por janë kthyer prapa dhe janë raportuar se kanë thyer rregullat e izolimit.

Policia ka ndaluar makinën e turistëve, ndërsa këta të fundit i kishin thënë policisë se qëllimin e kishin të ngjiteshin në Snowdon për të parë lindjen e diellit.