Lëmsh

Një grua në Belgjikë akuzohet për karantimin e 5000 personave dhe mbylljen e dy shkollave

Foto: Ilustrim/Reuters
 

Një belge është infektuar me variantin britanik të koronavirusit gjatë pushimeve në Zvicër, ku kishte shkuar në një resort skijimi. Me t’u kthyer në vendlindje, ajo nuk respektoi rregullat e karantinës.

Për këtë arsye tash janë mbyllur dy shkolla dhe afro 5000 persona janë në karantinë, shkruan “Aargauer Zeitung”.