Lëmsh

Gruaja ther burrin pasi i gjeti fotografi me “dikë tjetër”, harroi se ishte vetë ajo

Gruaja ther burrin pasi i gjeti fotografi me “dikë tjetër”, harroi se ishte vetë ajo
 

Një grua xheloze është arrestuar në Meksikë pasi ka therur me thikë burrin e saj. Kjo ka ardhur pasi ajo i ka gjetur në telefon disa fotografi të vjetra të burrit të saj duke kryer marrëdhënie seksuale me “një grua tjetër”, duke dështuar ta kuptojë se fotografitë ishin të sajat kur ishte e re.

Gruaja, e njohur si “Lenora R” është arrestuar javën e kaluar pasi forcat e rendit u thirrën në një shtëpi në komunën e Cajeme, Sonora, për mosmarrëveshje në një familje.