Lëmsh

Fotoja e një njeriu pas një dite pune në temperaturë prej minus 49 gradë/Celsius

 

Një grua amerikane postoi një foto të burrit të saj në rrjetin social Reddit pasi kaloi ditën duke punuar në atë që ajo tha se ishte -49 gradë/Celsius.

Fotoja tregon se burri, megjithëse është i veshur me rroba të trasha, ka një fytyrë të kuqe nga të ftohtit, derisa flokët, mjekrën, mustaqet, vetullat dhe qerpikët e tij janë të ngrirë, raportojnë mediat e huaja.