Lëmsh

Shtëpia 139-vjeçare dërgohet në një adresë të re në San Francisco

 

Pas 139 vjetëve te adresa “807 Franklin St.” në San Francisco, shtëpia viktoriane dykatëshe është dërguar në një adresë të re.

Shtëpia me dritare të mëdha dhe me derë kryesore ngjyrë kafeje është lëvizur me makinë transportuese të dielën në një lokacion gjashtë blloqe larg nga adresa e mëhershme.