Lëmsh

Spanja shtyn përpara idenë për katër ditë pune në javë

Foto: AP
 

Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që do të zhvillojë javën me katër ditë pune, pasi qeveria u pajtua të nisë një projekt pilot me kompanitë e interesuara për këtë ide.

Më herët këtë vit, partia e majtë spanjolle Mas Pais, njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të provuar idenë.