Lëmsh

Vidhet në Britani lepuri më i madh në botë

Vidhet në Britani lepuri më i madh në botë
Foto: AP
 

Një nga lepujt më të mëdhenj në botë është vjedhur nga shtëpia e tij në Angli, tha Policia.

Lepuri gjigant Darius është zhdukur nga kopshti i shtëpisë në fshatin Stoulton. Nuk u dhanë detaje pse policia po dyshon se lepuri është vjedhur dhe nuk po shqyrton mundësinë se mund të ketë ikur.