Lëmsh

“Risi”, Vitia bëhet me semafor

“Risi”, Vitia bëhet me semafor
 

“Risi” e ka cilësuar vendosjen e semaforëve në Komunën e Vitisë, nënkryetari i kësaj komune, Hasan Aliu. Në një paraqitje në emisionin SOT teksa ka numëruar punët e kësaj komune në kohë pandemie, Aliu ka theksuar vendosjen e semaforëve.

Duke thënë se krerëve të komunës i është dashur angazhim shtesë në një kohë të përballjes me pandeminë, Aliu ka thënë se vendosja e semaforëve do t’u ndihmojë nxënësve të kësaj komune për lëndët mësimore.