Lëmsh

Punonjësi i një spitali në Itali akuzohet se u pagua për 15 vjet ndonëse nuk paraqitej fare në punë

Punonjësi i një spitali në Itali akuzohet se u pagua për 15 vjet ndonëse nuk paraqitej fare në punë
Foto: Getty Images
 

Një punonjës në një Spital në Itali është akuzuar se ka marrë rrogë të plotë ndonëse nuk është paraqitur në vendin e punës për 15 vjet, raportojnë mediumet italiane.

Punonjësi raportohet se nuk ishte paraqitur në vendin e punës në spitalin Ciaccio në qytetin Catanzaro që nga viti 2005.