Lëmsh

Një burrë arrestohet në aeroport në SHBA pasi kishte fshehur 35 zogj në rrobat e tij

 

Një burrë është arrestuar për fshehjen e 35 zogjve të gjallë nga Huyana për t’i dërguar në një garë për të kënduar në New York, sipas ankesës së dorëzuar në Zyrën e Prokurorit të SHBA-së.

Kevin Andre McKenzie, një banor 36-vjeçar kishte fluturuar të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në New York, sipas ankesës, ku zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit e morën atë për një ekzaminim dhe gjetën zogjtë. Ai u akuzua për import të paligjshëm të zogjve.