Lëmsh

Mumia egjiptiane zbulohet se ishte një grua shtatzëne e jo prift

Foto: Reuters
Foto: Ilustrim
 

Studiuesit polakë të cilët ekzaminuan një mumie të lashtë egjiptiane, prisnin se ajo do të ishte një klerik burrë por u befasuan kur rezultatet nga testimet zbuluan se ajo ishte mumia e një gruaje e cila ka qenë 7-muajsh shtatzënë.

Studiuesit thanë se ky është rasti i parë në botë i njohur i një mumie të lashtë të ruajtur aq mirë i një gruaje shtatzënë, shkruan AP.