Lëmsh

Gruaja nga Alabama grabiti bankën për operacion plastik të fytyrës

 

Një grua nga Alabama, e cila besohet se ka vjedhur para nga një bankë për të paguar për operacion plastik, është shpallur fajtore për grabitje dhe do të burgoset për 15 vjet.

Iconic Facce pranoi se ka vjedhur bankën në Gulport në mars 2019. Sipas dokumenteve të gjykatës, ajo ia dha një letër njërit prej zyrtarëve në bankë, ku shkruante: “ke 1 minutë kohë për të mi dhënë paratë”.