Lëmsh

Në Galapagos vërtetohet ekzistenca e species së breshkës që mendohej e zhdukur

 

Ekuadori konfirmoi, pas analizave të ADN-së, se breshka gjigante e zbuluar më 2019 në arkipelagun Galapagos, i përket një specieje për të cilën ekspertët kanë besuar se ishte zhdukur para më shumë se një shekulli.

“Besohej se ishte zhdukur prej më shumë se 100 vjetësh. Ne kemi konfirmuar ekzistencën e saj. Breshka e species Chelonoidis phantasticus është zbuluar në Galapagos”, u shpreh ministri i Mjedisit i Ekuadorit, Gustavo Marique.