Lëmsh

Hajdutit i bie infarkt dhe shpëtohet nga njeriu që po e grabiste

FOTO: Ilustrim
 

Në përpjekje për të vjedhur një shofer veture, një 45-vjeçar tunizian pësoi një infarkt. Ngjarja ndodhi në Brescia të Italisë.

Ai u shpëtua pikërisht nga njeriu që po grabiste, pronari i veturës, i cili kur pa hajdutin që ishte keq, kërkoi ndihmë. Fatmirësisht aty pranë po kalonte një infermier që i dha ndihmën e parë.