Lëmsh

Pa maska e distancë shoqërore, mbi 11 mijë studentë festojnë diplomimin në Wuhan

 

Një pano e madhe ka mirëpritur më tepër se 11 mijë studentë në Wuhan, për një ceremoni masive diplomimi, më tepër se një vit pasi që qyteti ishte epiqendra e shpërthimit të parë të pandemisë COVID-19, raporton “CNA”.

Studentët me veshje ushtarake u ulën në rreshta të mbushura me njerëz, pa u mbajtur distanca sociale apo pa maska, ndërsa nën tabelë shkruante: “Mirësevini përsëri në shtëpi të diplomuarit e vitit 2020. Ju urojmë të gjithëve një të ardhme të madhe”.