Lëmsh

Pas 5 vjetësh në përqafim të nënës, videoja e futbollistit të Romës bëhet virale

 

Reprezentuesi i Gambisë, Ebrima Darboe, është kthyer në shtëpi pas pesë vjetësh dhe video teksa përqafohet me nënën është bërë virale në rrjetet sociale.

Darboe i lindur më 2001 në Gambi, iku nga vendlindja si 14-vjeçar në kërkim të një jete më të mirë, duke lënë nënën, dy motrat dhe vëllain. Babai i kishte vdekur më herët.