Lëmsh

Elefanti përplaset në kuzhinën e një shtëpie në Tajlandë në kërkim të ushqimit

Foto: CNN
 

Një grua në Tajlandë ka gjetur një vizitor të papritur në shtëpinë e saj në mes të natës fundjavën e kaluar – një elefant të egër aziatik.

“Po flinim dhe u zgjuam nga një zhurmë brenda kuzhinës sonë”, ka thënë Ratchadawan Puengprasoppon. “Kështu që nxituam poshtë dhe pamë këtë elefant i cili kishte futur kokën në kuzhinën tonë ku ishte thyer muri”.