Lëmsh

Shakatë me birra të ministrit të Jashtëm gjerman dhe sekretarit amerikan

 

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kanë bërë shaka me birra në një ngjarje me të rinjtë në Berlin, të enjten.

Gjatë takimit, që u mbajt në një ambient të jashtëm, dy ministrat vunë në pah se sa mirë është të shijohet një pije pas disa muajsh izolim për shkak të koronavirusit.