Lëmsh

Argjentinasja “humbi” medaljen, por fitoi dashurinë e jetës

 

Argjentinasja Maria Belen Perez Maurice, nuk arriti të fitojë medalje në Lojërat Olimpike Tokio 2020, por ndoshta ka fituar diçka më të rëndësishme, dashurinë e jetës.

Atletja që garon në disiplinën e skermës, pas eliminimit po jepte një intervistë, kur nga prapa iu afrua trajneri i saj, njëkohësisht edhe shoku i jetës, Lucas Saucedo.