Lëmsh

Luftë për territor mes dy “grupeve” rivale të majmunëve

 

Videoja ku majmunët luftojnë me njëri-tjetrin në mes të një kryqëzimi në Tajlandë, duke lënë dhjetëra shoferë në pritje për të vijuar rrugën, është bërë virale.

Majmunët zakonisht ushqehen mirë nga vizitorët, por masat e fundit shtrënguese për shkak të valës së tretë nga Covid-19 kanë çuar në një mungesë të ushqimit për kafshët në Lopburi, një qytet në Tajlandën qendrore.