Lëmsh

Kina akuzon Reutersin për fotografinë 'e shëmtuar' të medalistit të saj të artë

Foto: AP
 

Diplomatët dhe mediat kineze janë shprehur të zhgënjyer me agjencinë e lajmeve Reuters, e cila ka publikuar një fotografi, sipas tyre të shëmtuar, të medalistit të artë olimpik në peshëngritje, Zhihui Hou.

Hou të mërkurën fitoi të artën, duke vendosur edhe rekord olimpik, por ilustrimi i lajmit nga agjencia Reuters me një fotografi në momentin e tërheqjes së shtangës, nuk u ka pëlqyer kinezëve.