Lëmsh

Një 35-vjeçar ankohet se ngjashmëria me Brad Pittin ia ka vështirësuar jetën

 

Nathan Meads është i njohur vetëm sepse ka një ngjashmëri të madhe me Brad Pitt.

Babai beqar thotë se përpos benefiteve, është shumë e vështirë të dukesh njësoj si aktori i famshëm, pasi përballet edhe me komente tallëse. Vështirësia më e madhe lidhet me njohjet e reja, sidomos në disa aplikacione për takime, pasi një pjesë e mirë mendojnë se ai ka një profil të rremë.