Lëmsh

Banorët kërkojnë t’i ndërrohet emri lokalit që ua rikujton Pablo Escobarin

 

Pronarëve të një lokali në Nottingham të Anglisë iu është kërkuar ta ndërrojnë emrin e tij. Kjo pasi, emri “Escobar”, për disa banorë nuk lë shije të mirë, duke pasur parasysh dhimbjen dhe vdekjet që shefi i kartelës së drogës, Pablo Escobar, i kishte shkaktuar.

Ata kritikuan edhe një pikturë murale të vendosur brenda lokalit, që portetizon Escobarin, raporton BBC.