Lëmsh

Lakuriqi i natës mbytet nga një mace pas më shumë se 2,000 kilometra fluturim

 

Një lakuriq nate i cili kishte fluturuar për më shumë se 2,000 kilometra nga Londra për në Rusi, ka ngordhur pasi është sulmuar nga një mace.

Lakuriqi, në madhësi të gishtit të madh të njeriut, ishte zbuluar në rajonin Pskov të Rusisë. Lakuriqi kishte në krah një shenjë ku shkruhej “London Zoo”, dhe është shpëtuar nga një grup për rehabilitimin e lakuriqëve, por më vonë ngordhi.