Lëmsh

Burri noton 20 km nga Rusia drejt Japonisë për të kërkuar azil

 

Një rus ka notuar për më shumë se 20 km nga ishulli rus i veriut te Paqesorit, Kunashir drejt qytezës japoneze të Shibetsu në ishullin Hokkaido, ku kërkoi azil politik kësaj të diele.

Autoritetet japoneze ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e azil-kërkuesit rus, por burimeve të mediave të atjeshme thonë se bëhet fjalë për 38- vjeçarin Vaas Feniks Nokard, i lindur në Izhevsk.