Lëmsh

Turistët vjedhin stalaktite dhe stalagmite, por i harrojnë në një çantë në restorant

 

Stalaktitet e stalagmitet dhe pjesët e tjera të shkëmbit të shkëputura nga shpellat dhe luginat, u gjetën brenda një çante shpine të harruar nga turistët e rinj gjermanë në një restorant në Tortoli, në Sardenjë. Historia, e plotësuar me fotografi të bashkangjitura, tregohet në Facebook nga aktivistët e “Sardegna Rubata e Depredata”.

Grupi i të rinjve ndaloi në restorant për të ngrënë, pasi kaloi një ditë shëtitje të vështirë në territorin e Supramonte di Urzulei në Ogliastra dhe njëri harroi çantën e shpinës. Punonjësit e restorantit tentuan t’i ndiqnin për t’ua kthyer çantën, por ata ishin larguar. Kështu që ata vendosën t’i hedhin një sy çantës për të gjetur një element të nevojshëm për t’i gjetur ata, por zbuluan vjedhjen.