Banka Qendrore e Gjermanisë vërshohet me bankënota të dëmtuara nga vërshimet
Foto: AP
Banka Qendrore e Gjermanisë ka treguar se është vërshuar me më tepër se 50 milionë euro bankënota të dëmtuara nga vërshimet vrasëse që goditën Gjermaninë në korrik, raporton agjencia AP.
Bundesbank ka treguar se individët dhe bankat kanë dorëzuar bankënota që janë dëmtuar nga vërshimet dhe shpesh janë ndotur edhe me naftë, me ujëra të zeza apo baltë. Bankënotat e dëmtuara thahen, përpunohen dhe pastaj shkatërrohen në një qendër në Mainz, që analizon paratë e falsifikuara dhe të dëmtuara dhe pronarëve u kthehet shuma e parave të dëmtuara.
Banka ka thënë se qendra zakonisht merr fatura të dëmtuara në vlerë prej 40 milionë vit. Por, këtë vit, ka marrë bankënota të dëmtuara në vlerë 51 milionë euro nga zonat e përmbytura në perëndim të Gjermanisë nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit. Gjermanët ende kanë tendencë të përdorin më tepër kesh sesa personat në shtetet tjera të Evropës.
Më tepër se 180 persona vdiqën në Gjermani dhe qindra u lënduan nga vërshimet më 14-15 korriku. Ndërsa vërshimet shkaktuan humbje jete edhe në Belgjikë. Shira të mëdha kanë shkaktuar përmbytje, ku janë shembur shtëpitë e urat.