Lëmsh

Piloti italian vë rekord, pilotoi aeroplanin me 245 km/h brenda tunelit të veturave

 

Piloti profesionist i garave ekstreme që organizon Red Bulli, italiani Dario Costa, shkroi një kapitull të ri në historinë e aviacionit, ndërsa pilotoi një aeroplan garash në kufijtë të dy tuneleve të ngushta për vetura në Stamboll.

Në gjysmë errësirë dhe i rrethuar nga harku i ngushtë i mureve prej betoni, Costa kreu një ngritje të ndërlikuar brenda tunelit të parë.